Medalja e katërt e artë për Anton Cenën

Medalja e katërt e artë për Anton Cenën

Xhudisti Anton Cena është shpallur sot kampion i Evropës për veteranë në Kampionatin e shtatë Evropian për Polici, Zjarrfikës, Korrektues, Doganë dhe Ushtri.

Cena i cili ka përfaqësuar Policinë e Kosovës në këtë garë tha se vështirësitë në gara ka arritur  t’i kaloj lehtë meqë ishte i përgaditur deri në nivelin më madhor.

“Luftë pas lufte, arrin edhe fundi i kësaj sfide sa të vështirë për nga natyra sportive, aq edhe emotive personalisht për mua ! Vështirësitë në gara, arrita t’i kaloj lehtë meqë isha përgaditur deri në nivelin më madhor, pa u ndalur ditë e natë, përderisa herë pas here gjatë garës më dyfishohej sikleti i përgjegjësisë morale, që doemos të dilja fitues, pikërisht këtu në shtetin që ende nuk e ka njohur Kosovën !

Arrita ta bëj, të jem fitues dhe me medale të artë të ngrihem i pari, e pavarësisht bindjeve politike të Spanjës, ta ngris flamurin e Kosovës lart e më lart në këtë arenë shumë të nxehtë që do të mbahet mend sigurisht Kosova.

Ishte kjo gara e parë në Judo e Kampionatit të shtatë Evropian për Policë, Zjarrëfikës, Dogana dhe Korrektues, ku garova në grupmoshën 50-59 vjeç, dhe fitorja që rrëmbeva është motiv edhe për dy disiplinat tjera që do të garoj, Judo dhe Brazilijen Ju Jitsu”, ka shkruar Cena në Facebook.

Ai ka thënë se sfida e tij e radhës është Meksika.

“Sfida e rradhes Meksika!  Kjo është medalja e katërt e artë dhe ju betohem që edhe njëmijë herë po të jem pjesëmarrës në të tilla ngjarje, Kosovës do t’i sillja gjithmonë të artat. Dashuria për atdheun kërkon punë,angazhim dhe suksese, kërkon të japësh veten në çdo fushë e të dalësh përtej vetes, që vendi të krenohet e të përfaqësohet ashtu siç e meriton ! Faleminderit për përkrahjen e parezervë Drejtorit të Policisë dhe stafit Komandues në përgjithësi. Pa mbështetjen tuaj, synimet e mia do të kishin mbetur vetëm plane !Ta gëzosh fitoren Kosovë ! Urime Policia e Kosovës, forca më e mirë e sigurisë në rajon ! I juaji, Ambasadori i palodhur për një shtet të parë kudo që kërkohet të jetë përmes emrit tim”, ka përfunduar shkrimin në Facebook Anton Cena./21Media