Ai u shkarkua nga detyra e trajnerit të Chelseat gjatë verës

Ai u shkarkua nga detyra e trajnerit të Chelseat gjatë verës

Trajneri italian kërkon kompensim prej 26 milionë eurosh nga “Blutë”.

Antonio Conte u shkarkua nga detyra e trajnerit të Chelseat gjatë verës, pas marrëdhënieve jo të mira me pronarin e klubit, Roman Abramovich.

Siç raporton Sky Sport, Conte ka refuzuar propozimin e Chelseat që çështja të mbyllet mes dy palëve dhe dëshiron që gjithçka të shkojë përmes gjyqit.

Trajneri italian kërkon dëmshpërblim prej 26 milionë eurosh, që do të mbulonte rrogën e tij 10.4 milionë eurosh në sezon dhe 15.6 milionë të tjera për dëmet morale që ia ka shkaktuar klubi, duke e shkarkuar nga puna.

Megjithatë te Chelsea janë të bindur se mund ta fitojnë betejën gjyqësore, duke pretenduar se sjellja e Contes duke e shitur Diego Costan, vonesat nëpër konferenca për media, si dhe mos prezenca e tij ngjarjet e lidhura me sponsorët e klubit, kanë detyruar klubin që ta shkarkojnë nga puna.