Antonio akoma kalon pushime dhe raste të veçanta me Melanie

Antonio akoma kalon pushime dhe raste të veçanta me Melanie

Aktori Antonio Banderas, ka folur për ish-gruan e tij Melanie Griffith.

Çifti që ishin të martuar gati 20 vjet janë ndarë në vitin 2015, por ylli spanjoll shprehet se do të ketë gjithnjë dashuri për gruan e tij të dytë.

Melanie nuk është gruaja ime më, por unë mendoj se ajo është shoqja ime më e mirë. E dua dhe do ta dua deri në ditën kur të vdes. Ajo është familja ime”, ka thënë ylli i “Pain and Glory”, 59 vjeç, për revistën People në botimin e kësaj jave.

Antonio dhe Melanie janë prindër të Stellas 23 vjeçe, e cila siç thotë ai ka trashëguar krijimtarinë e prindërve të saj.

Stella është shkrimtare e lindur. Ajo ka rënë në dashuri me libra qëkur ishte e vogël dhe kënaqet duke shkuar pas aparatit fotografik”, tha tutje aktori spanjoll./21Media