Hasani falënderoi asamblistët për këtë pezullim

Hasani falënderoi asamblistët për këtë pezullim

Me 43 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës ka pezulluar vendimin e komunës së Prishtinës për dhënien e kioskave.

Propozuesi i këtij vendimi, Agim Gashi nga LDK-ja, tha se kjo do të bëhet deri në harmonizimin e kritereve.

Ndërsa kryetari i Shoqatës të Kioskave me biznese të vogla, Sadudin Hasani falënderoi asamblistët për këtë pezullim.

Pronarët e 36 kioskave në Prishtinë, për të cilat është shpallur ankand për t’u vënë në shfrytëzim protestuan sërish sot.

Me pankarta “ Ju jepet të varfërve për t’iu dhënë milionerëve, këta qytetarë janë mbledhur para Komunës së Prishtinës.

Ata janë lejuar që të futen brenda ku po mbahet mbledhja e Asamblesë Komunale./kallxo.com