Nuk dihet se kur do të mbahet

Nuk dihet se kur do të mbahet

Është anuluar edicioni i sivjetmë i Eurovisionit që këtë vit ishte paraparë të mbahej nga 12 deri më 16 maj.

Në një njoftim zyrtar nga European Broadcasting Union u bë e ditur se përkundër përpjekjeve të shumta që u bënë për të gjetur zgjidhje për ta mbajtur këtë edicion, do të anulohet për shkak të koronavirusit. Megjithëkëtë, në njoftim nuk u bë e ditur se kur do të mbahet festivali, transmeton 21Media

Shqipëria në këtë edicion do të përfaqësohej nga Arilena Ara me këngën “Shaj”./21Media