Anulohet fluturimi nga Aeroporti i Prishtinës për Stamboll

Arsyeja e anlulimit ende nuk dihet

Anulohet fluturimi PC342 i kompanise ”Pegasus” i planifikuar për në ora 03:00 mengjesit nga Prishtina për në Aeroportin e Stambollit (Sabiha Gökçen).

Pasagjerët njohtohen nesër mëngjes nga ora 08:30 për orarin e ri të fluturimit nga kompanitë ku janë bërë rezervimet e biletave.

Në web faqën e Aeroportit tek orari i nisjeve qëndrojnë të planifikuar fluturimet përveq fluturimit PC342 i cili shfaqet i anuluar, nuk dihet a është anuluar për shkak të kushteve atmosferike në Prishtinë apo ngjarjës së fundit në Aeroportin Sabiha Gökçen në Stamboll. /21Media 

Back to top button