Ja cila është arsyeja e anulimit

Ja cila është arsyeja e anulimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk do të ndajë çmim për shkencëtarin/en më të arrirë të vitit 2017 për shkak të vendimit të Ministrit Shyqyri Bytyqi.

Lajmin për Kallxo. com e ka konfirmuar Këshilltari i Ministrit , Valmir Gashi.

Sipas tij, arsyeja për anulimin e këtij konkursi është për shkak se gjatë procesit është vërejtur se Këshilli Shkencor që bën përzgjedhjen ka pasur një anëtar tepër.

“Konkursi për ‘Shkencëtarin e Vitit’ dhe ‘Shkencëtarin e Ri’ të vitit, është anuluar sepse Këshilli Shkencor i trashëguar nga qeverisja e kaluar, ka pasur 8 anëtarë e ligjërisht është dashur ti ketë 7”, tha Gashi.

Sipas Gashit nuk dihet kur ose nëse ky konkurs do të rihapet pasiqë njëherë duhet të zgjidhet çështja e këshillit.