Anulohet konkursi për vendosjen e kioskave në Komunën e Prishtinës

Replika dhe akuza mes asambleistëve

Me 28 vota për, 11 apstenime dhe asnjë kundër Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka anuluar vendimin për Konkursin që është hapur për vendosjen e kioskave në Komunën e Prishtinës.

Replika dhe akuza të shumta u hodhën në mes asambleistëve të Vetëvendosjes, LDK-së e PDK-së, se ky Konkurs është hapur për interesa personale të tre milionerëve e jo për të mirën e 30 familjeve. Pas një diskutimi me shumë se një orë në fund u anulua konkursi.

Pronarët e kioskave sot kanë protestuar para komunës së Prishtinës, duke kërkuar që në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, të anulohet ky konkurs.

Back to top button