Anulohet ndërtimi i fabrikës së çimentos në Klinë

Pas kundërshtimit nga qytetarët

Kuvendi Komunal i Klinës ka marrë vendim që ta anulojë projektin për ndërtimin e fabrikës së çimentos.

Ky vendim erdhi pas kundërshtimit të banorëve të Klinës për ketë projekt. Ata kishin nënshkruar edhe peticion.

“Degradimet që shkakton kjo fabrikë në rast të ndërtimit ishin alarmante, dhe në vazhdën e këtyre pasojave të gjithë asambleistët ishin në krah të grupit të qytetarëve duke refuzuar ndërtimin e kësaj fabrike njëkohësisht duke kërkuar anulimin e të gjitha pëlqimeve që janë dhënë nga komuna e Klinës.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e banorëve të fshatit Gremnik ku ishte paraparë të ndërtohet fabrika

Ndërsa këto ishin pikat që parashihen në draft/dokumentin për miratim nga Asambleja Komunale.

1.Anulimin e të gjitha pëlqimeve dhe lejeve ndërtimore për të gjithë guroret që furnizojnë fabrikën e çimentos
2.Anulimin e të gjithë pëlqimeve dhe lejeve ndërtimore për fabrikat e çimentos
3. Anulimin e të gjithë gurëthyesve deri sa të plotësojnë kriteret me të cilët obligohen në lejen e operimit
4. Anulimi i gurorëve hynë në fuqi pas 6 muaj nëse nuk plotësojnë kriteret
5. Drejtoria për urbanizëm nuk lëshon pëlqim nëse propozimet nuk kalojnë nëpër asamblenë komunale
6. Pëlqimet nuk jepen nëse nuk mbahet debat me qytetarët e komunës së Klinës. Asambleja votoj unanimisht me ngritje dore të gjitha propozimet pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Pas përfundimit të gjithë të pranishmi ishin entuziast për këtë hap pasi ishte një fitore e madhe e qytetarëve të komunës së Klinës. Kryesuesi i asamblesë z. Fadil Gashi falënderoi të pranishmit në seancë duke lëvduar hapin e madh të qytetarisë aktive të komunës sonë.

Përveç peticonit, banorët e fshatit Gremnik  kishin ndërmarrë aksion sensibilizues kundër ndërtimit të saj./21Media

Back to top button