Një ndeshje ping-pongu mes Uellsit e Kosovës është anuluar për shkak të vështirësive për sigurim të vizave nga kosovaret

Një ndeshje ping-pongu mes Uellsit e Kosovës është anuluar për shkak të vështirësive për sigurim të vizave nga kosovaret

Ndeshja për kualifikimin e Kampionatit Evropian të Femrave do të mbahej në Qendrën Ndërkombëtare të Sportit Uellsian në Kardif.

Ndeshja u anulua në marsin e hershëm pasi klubit kosovar iu ishin refuzuar aplikacionet për viza. “Është zhgënjyese”, ka thënë presidenti i federates uellsiane të ping-pongut Bernard Carter, shkruan rtv21.tv.

Carter thotë se vizat u ishin aprovuar gjatë kësaj here, mirëpo vonesat me dokumentet e udhëtimit bënë që klubi kosovar të mos mund të udhëtonin.

Ai shtoi: “Është frustruese, një rrëmujë e vërtetë të jem i saktë, është e vështirë që t’i rirregullosh këto gara të planifikuara, por ne jemi të vendosur që të vazhdojmë në të ardhmen”./21Media