Anulohet panairi tregtar për gratë pronare të bizneseve

Pas stuhisë së djeshme

Panairi tregtar për gratë ndërmarrëse, që ishte planifikuar të mbahej sot nga ora 11:00 në Sheshin “Zahir Pajaziti”, anulohet pas stuhisë me erë që fryu ditën e djeshme në Prishtinë, e cila dëmtoi tendat që ishin vendosur për panairin tregtar.

Sipas një njoftimi për media, Misioni i OSBE-së është duke e vlerësuar dëmin dhe në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me komunën e Prishtinës, do të vendosë kur dhe nëse ngjarja mund të mbahet në të ardhmen.

“Ky ishte incident i paparashikueshëm i fuqisë madhore dhe Misionit i vjen keq për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar. Do t’ju informojmë sapo të merret ndonjë vendim në lidhje me ngjarjen”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Rreth 50 gra ndërrmarrëse nga komunitete të ndryshme ishte planifikuar që sot t’i ekspozonin dhe shishnin produktet e tyre./21Media

https://rtv21.tv/era-e-sotme-shkakton-deme-ne-sheshin-zahir-pajazit/

Back to top button