Anulohet seanca për rastin “Reket”, gjykatësit me kërkesë deri te Janeva

Gjykatësja kërkoi nga Janeva që të caktojë avokat tjetër

Është anuluar sërish seanca gjyqësore për rastin “Reket”, kjo për arsye se ende nuk janë shëruar avokatët e të akuzuarës Katica Janeva.

Në seancën e kaluar ky rast ishte anuluar për shkak se avokatët mbrojtës, Delo Kadiev dhe Irena Fërçkovska ishin sëmurë njëkohësisht dhe kanë dorëzuar në gjykatë vërtetim mjekësor, për shkak të problemeve të tyre shëndetësore.

Gjykatësja kërkoi nga Janeva që të caktojë avokat tjetër, ose në të kundërtën do t’i caktohet avokat për kryerje të detyrës zyrtare, për shkak se siç theksoi ajo, anulimi i kësaj lënde është i pa lejueshëm, për faktin se njëri i akuzuar është në paraburgim dhe mund të ndikojë në lëndim të drejtës së tij.

Seanca e radhës për rastin “Reket” është caktuar për më 27 janar 2020, raporton TV21./21Media

Back to top button