Anulohet seanca

Anulohet seanca në Maqedoni, kushtetuesja nuk debatoi për përgjimet

Gjykatësit kushtetues vendosën që ta shtyjnë  pikën për rishikimin e iniciativës për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e nenit 175 të ligjit për komunikime elektronike për dy javët e ardhshme. Arsyeja kryesore ishte siç thanë në seancë, volumi i madh i materialeve. Me këtë nen të prurë në Ligjin e 2014 për operatorët telefonik në vend  detyrohen “ që ti sigurojnë kushtet e nevojshme teknike për të mundësuar përgjimin e komunikimeve në rrjetet e tyre”, shkruan tv21.tv

Iniciativa për të shqyrtuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij neni të ngritur në vitin 2015, në të njëjtin vit kur LSDM  filloi publikimin e përgjimeve nga përgjimet e paligjshme në ndjekjen e komunikimeve  të ashtuquajtura  “Bomba”. Në iniciativën neni 175 është i kontestueshëm, ose 10 pikat e këtij neni. Neni 175 i Ligjit për Komunikime Elektronike, thotë se operatorët janë të detyruar të sigurojnë kushtet teknike për të monitoruar komunikimet në rrjetet e tyre në pajtim  me ndjekjen e komunikimeve./21Media

Back to top button