Policia nuk ka sjellë një nga pesë të dënuarit

Policia nuk ka sjellë një nga pesë të dënuarit

Seanca publike për rastin “Monstra” që është dashur të mbahet sot në Gjykatën Supreme është anuluar për më 3 tetor, për shkak se policia nuk ka sjellë një nga pesë të dënuarit për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës. Për shkak të kësaj edhe katër të dënuarit e tjerë janë njoftuar se nuk ka kushte që të mbahet seanca publike.

Sipas avokatit të të paditurve Naser Raufi, Prokuroria speciale publike duhet ta ndërmarrë lëndën që të merret vesh e vërteta. “PSP ka kompetenca dhe duhet ta ndërmarrë këtë rast, për shkak që vetëm në këtë mënyrë do të arrihet deri te e vërteta për këtë lëndë”, deklaroi Raufi./21Media