Berisha njofton përmes "Skype"

Berisha njofton përmes “Skype”

Për shkak të koronavirusit janë anuluar shumë ngjarje kulturore në Kosovë. E në mesin e tyre është edhe filmi “Cirku fluturues”, premiera e së cilit u bë më 11 mars në Prishtinë. Ky film nga 12 marsi ishte paraparë të shfaqej për publikun.

Producentja e filmit “Cirku fluturues”, Vjosa Berisha për RTV21 përmes “Skype” u shpreh se pas vendimit të Qeverisë që të mbyllen instuticionet arsimore dhe vendet ku ka publik, është shtyer premiera.

Shfaqja e filmit “Cirku fluturues” është anuluar në të gjitha kinematë e Kosovës. Berisha njoftoi “Cirku fluturues” do të shfaqet në ndonjë datë tjetër./21Media