“Ndeshja kundër Kosovës e rrezikshmërisë së lartë, evitoni kosovarët”

“Ndeshja kundër Kosovës e rrezikshmërisë së lartë, evitoni kosovarët”

Federata e Futbollit të Çekisë anuloi shitjen e biletave online për ndeshjen kundër Kosovës, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020, transemton rtv21.tv.

Kjo ndeshje është cilësuar me rrezikshmëri të lartë nga kryetari i federatës çeke, Martin Malik.

Tifozët çek mund të sigurojnë bileta vetëm në zyrat afër stadiumit, ku do të identifikohen përmes letërnjoftimit.

Bazuar në analizat e bëra, ndeshja e nëntorit kundër Kosovës është vlerësua me rrezikshmëri të lartë. Dua t’i kërkojë të gjithë tifozëve tanë që të evitojnë çdo kontakt me kosovarët, përfshirë diskutimet verbale apo në distancë, koreografitë, veshjet dhe veçanërisht çështjet politike. Besoj që gjëja e fundit që dëshirojmë është ndëshkimi nga UEFA për Kombëtaren tonë, që do të thoshte se mund të rrezikonim pjesëmarrjen në kampionatin evropian”, tha Malik.

Tifozët e Kosovës përmes Federatës së Futbollit të Kosovës mund të blejnë 627 bileta, për ndeshjen me Republikën e Çekisë.

Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet më 14 nëntor, duke filluar nga ora 20:45./21Media