Anulohet takimi Thaçi-Kurti

Nuk do të ketë takim në mes Thaçit dhe Kurtit

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti nuk ka shkuar në takim te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili e kishte ftuar për t’ia dorëzuar Dekretin Presidencial të Mandatarit.

Takimi Thaçi-Kurti ishte caktuar për orën 12:00.

RTV21 raporton se Zyra e Presidentit ka kontaktuar përmes telefonit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata nuk kanë shprehur gatishmëri që ta pranojnë personalisht Dekretin e Presidentit për Caktimin e Mandatarit, sikurse që ishte praktikë e mëhershme.

Si rrjedhojë, Dekreti i Presidentit me emrin e Kandidatit për Kryeministër do t’i përcillet tash zyrtarisht Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të propozuarit të Lëvizjes Vetëvendosje./21Media

Back to top button