Anulohet tenderi për ndërtimin e autostradës së Anamoravës

Sot është anuluar tenderi për ndërtimin e autostradës së Anamoravës

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Ministria ka anuluar tenderin 110 milionësh siç tha ai të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar.“Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse”.

Abdixhiku tutje ka thënë se Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon.

“Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media

 

Back to top button