Anulohet vendimi që favorizonte prodhuesit e duhanit në Kosovë

Qeveria anulon vendimin e qeverisë së kaluar

Qeveria e Kosovës e ka anuluar vendimin e marrë nga ish qeveria e Ramush Haradinajt për normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë.

Besnik Bislimi, ministër i financave dhe transferove propozoi që dy vendime që prekin këtë sektorë të anulohen.

“Dua të propozoj shfuqizimin e vendimit të qeverisë së datës 11 shtator 2018 për aprovimin e koncept-dokumentit për ndryshimin e politikave fiskale për prodhimin e duhanit në Kosovë si dhe propozimin për shfuqizimin e vendimit të datës 9 tetor 2018. Ky koncept dokument dhe ky vendim e kanë ndryshuar normën e akcizës për cigaret e prodhuara në Kosovë”, tha Bislimi.

Sipas tij ky vendim i qeverisë Haradinaj e favorizonte një biznes dhe si i tillë ndikonte negativisht.

Back to top button