Ky është këngëtari që e befasoi Anxhelën në emision

Ky është këngëtari që e befasoi Anxhelën në emision

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, është ndër emrat më të njohur që ka skena muzikore. Ajo vazhdimisht ju freskon me këngë të bukura, qoftë solo apo edhe bashkëpunime.

33-vjeçarja ishte protagoniste e emisionit “Kojshia Show” që transmetohet në Radiotelevizionin 21. Duke folur për projektet dhe angazhimet e shumta, Peristeri tregoi se vitet e fundit po e zhvillon karrierën e saj në Shqipëri. Ndërsa, nuk preferoi të fliste për jetën e saj private.

Artistja e mirënjohur tha se ka raporte shumë të mira me këngëtarin Mateus Frroka, i cili edhe ia bëri një befasi të këndshme, u shfaq në emision. Me të ajo gëzon raporte të mira shoqërore që nga fëmijëria.

“Vazhdojmë të kemi marrëdhënie shumë të mira. Punojmë bashkë, dalim, jemi shokë shumë të mirë”, tha ajo.

Pastaj, në skenë u shfaq artisti i mirënjohur me një trëndafil të kuq dhe ajo e përqafoi dhe i dhuroi puthje në faqe, në shenjë miqësie.

Anxhela dhe Mateusi në mars të këtij viti kanë sjellë bashkëpunimin e tyre “Muza ime”. Ky projekt numëron mbi 3 milionë klikime./21Media