AP fillon storien për shkarkimin e Trumpit me raportimin e RTV21

Shkarkimi i presidentit amerikan

Associated Press, kompania mediatike ndër më të mëdhatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka kushtuar një storie raportimit në Ballkan për shkarkimin e presidentit Donald Trump.

Storjen, e cila u transmetua në edicionin kryesor të lajmeve, AP e fillon me lajmin që u transmetua në Lajmet Flash të Radio Televizionit 21.

Në storie poashtu u përfshinë raportimet edhe të disa televizioneve tjera të Ballkanit.

Kujtojmë se pas një debati prej gati 12 orësh, opozita demokrate miratoi të mërkurën me 229 vota pro dhe 198 kundër paditë kundër presidentit për abuzim me pushtetin dhe pengim të procedurave të Kongresit.

Trump do të jetë presidenti i tretë në historinë e Amerikës që do i nënshtrohet procedurave të shkarkimit nga Kongresi./21Media

Back to top button