Apel prindërve t’i largojnë lodrat e rrezikshme nga fëmijët

Ministria njofton se disa nga lodrat janë të rrezikshme në bazë të analizave që janë bërë në laboratorin SGS në Holandë

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kërkon nga prindërit që t’i largojnë nga fëmijët lodrat e rrezikshme.

Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se MTI po punon vazhdimisht që produktet të jenë cilësore dhe në harmoni me legjislacionin evropian.

“Në vazhdën e kontrollit të produkteve që shiten apo tregtohen në tregun e Kosovës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, muaj me parë ka marr mostra të lodrave dhe ka dërguar për analiza në Holandë. Pas pranimit të rezultateve, inspektorati i tregut ka larguar nga tregu lodrat e rrezikshme dhe ka asgjësuar ato. Gjithashtu kemi bërë takime të vazhdueshme dhe kemi dërguar informacione tek inspektoratet komunale që edhe në fshatrat më të thella të bëhet një inspektim i tillë dhe nëse gjendet lodra të tilla të largohen nga tregu”, thuhet në komunikatën e MTI-së.

Sipas MTI-së meqë këto lodra janë në përdorim një kohë të gjatë në përdorim në Kosovë, Ministria njofton se lodrat janë të rrezikshme në bazë të analizave që janë bërë në laboratorin SGS në Holandë.

Në muajin tetor, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala njoftoi se nga rezultatet të 15 mostrave të lodrave, kanë dalë që dy janë të dëmshme për fëmijët dhe ato janë konfiskuar, ndërsa në momentin që do ta marrin lejen nga Ministria e Ambientit, ai tha se ato do të shkatërrohen./21Media

Back to top button