Gjykata e Apelit e Kosovës bën të ditur se e ka aprovuar ankesën e prokurorisë në rastin e të akuzuarit Naser Pajazitajt

Gjykata e Apelit e Kosovës bën të ditur se e ka aprovuar ankesën e prokurorisë në rastin e të akuzuarit Naser Pajazitajt

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë, siç njofton Apeli i datës 06.03.2018 është anuluar dhe lënda i është kthyer se njëjtës në rigjykim dhe rivendosje.

“Me anë të këtij aktgjykimi, i akuzuari në fjalë është liruar nga akuza për veprën penale: “Vrasje e rende” nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.4 dhe 1.12 e Kodit penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa është shpallur fajtor për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 i këtij kodi, për të cilën ishte dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim”, bën të ditur Gjykata.

Kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, siç njoftohet ka gjetur se pretendimet ankimore lidhur me vërtetimin jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike janë të bazuara, ngase provat e administruara, nuk janë vlerësuar në mënyrë të drejtë, prandaj edhe vlerësimet qe ka nxjerrë gjykata e shkallës se parë, siç ceket në komunikatë janë të gabuara.