Apeli në 2019 trajtoi afër 18 mijë lëndë

Shala foli edhe lidhur me rastin e ashtuquajtur “Pronto”

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka paraqitur raportin vjetor të punës për vitin që lëmë pas, ku tha se kanë arritur t’i zgjidhin 17 mijë e 600 lëndë, ku prej tyre 4 mijë kanë qenë të bartura nga viti 2018.

Sukses e ka konsideruar edhe zvogëlimin numrit të lëndëve të vjetra të zgjidhura, pasi në vitin 2019 janë zgjidhur 1 mijë e 300.

Sipas tij, puna më e madhe gjatë këtij viti është bërë në divizion civil, ku janë kryer më shumë se 3 mijë lëndë.

Lidhur me rastin e ashtuquajtur “Pronto”, Shala tha se në momentin që do pranojnë ankesë nga Prokuroria, do të trajtohet shpejt pasi departamenti special që është krijuar ka vetëm edhe 10 lëndë të pazgjidhura.

“Tek lëndët që kemi të bëjmë me krimet të rënda apo kjo lëndë bie në komptencë për çështje special ky shumë shpejt nuk ka nevojë t’i jepet prioritet nëse nënshtrohet nëse vjen tek ne ankesat e prokurorit do trajtohet shpejt. Krejt 10 lëndë e kemi të pakryer në departamenin special, prandaj konsideroj se nuk duhet shqetësuar”, tha ai.

Lidhur me ecurinë e Gjykatës së Apelit në veri të Kosovës, ai tha se këtë vit puna ka ecur më mirë, por që mos emërtimi i gjyqtarëve nga Këshilli Gjyqësor po iu shkakton telashe.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala kërkoi nga KGJK që të rrinë numrin e gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit me qëllim që të përfundojnë më shpejt lëndët.

Back to top button