Balliu deklarohet pas vendimit

Balliu deklarohet pas vendimit

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka ndryshuar masën për ish-deputetin Klevis Balliu, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Pas përfundimit të seancës, Balliu para mediave tha rrëzimi i ankesës u bë pa asnjë bazë ligjore.

Sipas ish-deputetit, Prokuroria dhe Gjykata janë në dorë të shtetit.

Gjykata e Apelit rrëzoi ankimimin tonë, pas asnjë bazë ligjore. Justifikimi ishte se sipas tyre nuk ka prova që është njoftuar policia, çka më duket e çuditshme pasi fillimisht ne e kemi njoftuar policinë dhe në prani të kamerave dhe policia ka kthyer përgjigje. Fakti është se nuk duan protestën”, tha Balliu./21Media