Sipas Apelit, aktgjykimi nuk përmban ndonje shkelje ligjore

Sipas Apelit, aktgjykimi nuk përmban ndonje shkelje ligjore

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Apeli e ka vlerësuar se është vërtetuar drejtë gjendja faktike dhe se aktgjykimi nuk përmban ndonje shkelje ligjore.

Naser Pajazitaj është dënuar për akuzat e vrasjes ‘dinake’ të Donjeta Pajazitaj.

Sipas Prokurorisë, përderisa Donjeta ishte duke shkuar në punë, Naser Pajazitaj ishte ndalë me veturë dhe e kishte marrë Donjetën me ç`rast e kishte dërguar tek vendi “Kroi i Lajthisë”, ku më pas me dy plumba në kokë e kishte privuar nga jeta, raporton kallxo.com