Apelohet që fëmijëve t’u lehtësohen çantat

Apel për prindërit e arsimtarët

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tërhoqi vëmendjen dhe apeloi prindërit dhe arsimtarët për zvogëlim të peshës së çantës.

“Prindër dhe arsimtarë. Menaxhimi i zvogëlimit të peshës së çantave të rënda parandalon të gjitha deformimet e boshtit të kurrizit te nxënësit e shkollave fillore”, thuhet në apelin e tyre.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po ashtu bëri thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kishte njoftuar se më 13 janar do të fillojë mësimi, në të gjitha institucionet arsimore të Kosovës. /21Media

Back to top button