Ag Apolloni reagon ashpër, thotë se Tetari Kombëtar nuk ka marr leje për dramën

Ag Apolloni reagon ashpër, thotë se Tetari Kombëtar nuk ka marr leje për dramën

Sonte ishte paraparë që në Teatrin Kombëtari të jepet premiera e shfaqjes ‘Hamleti simbas Horacit” por kjo është anuluar pasi që aktori kryesor i shfaqjes ka pësuar lëndime.

Ky siç duket nuk është i vetmi problem i kësaj shfaqje. Autori i “Hamleti simbas Horacit”, Ag Apolloni përmes një njoftimi në Facebook thotë se Teatri Kombëtar nuk ka marrë leje nga ai për ta realizuar këtë projekt.

Apolloni këtë e ka quajtur si papërgjeshmëri të këtij institucioni, madje ka paralajmëruar edhe padi për ta .

“Tashmë është rregull që sa të jetë gjallë autori, duhet të kontaktohet, të nënshkruhet një kontratë dhe pastaj të inskenohet vepra e tij. Në rast se autori ka vdekur, duhet të kontaktohet ai që trashëgon të drejtat e librave të tij. Vetëm në rast se kanë kaluar 70 vjet nga vdekja e autorit, atëherë krijimtaria e tij kalon në domen publik dhe mund të kopjohet a inskenohet nga gjithkush. Unë ende s’i kam bërë 70 vjet i gjallë, jo më i vdekur. Teatri Kombëtar i Kosovës as nuk ka marrë leje prej meje, as nuk ka bërë kontratë me mua, as nuk më ka lajmëruar për shfaqjen e dramës sime. E paskan pasë “nda’ vaden” për sonte, pa më njoftuar dhe pa më ftuar. Kjo është mungesë totale e përgjegjshmërisë.”, potencoi ai.

Ndërsa shtoi se  nuk i ka shkuar mendja t’i pengojë regjisorët apo aktorët që të merren më dramat e tij, por siç thotë ai,  drejtorët e teatrit kurrë s’mund të shfaqin një tekst të tij pa marrë lejen e tij. “Në kohët e mëparshme, madje edhe në kohën e Elizabetës, obligimet ndaj autorit kryheshin së pari, pastaj, si punë respekti, autori thirrej në prova, ose, së paku në provën gjenerale. Kurse këta të TKK-së nuk më kanë thirrë as në premierë. Nëse kaq s’e kanë ditur, ja ku ua shpjegova. Nëse vazhdojnë të shtiren prapë sikur s’e kanë ditur, atëherë kam për t’i paditur.”, ka shkruar Apolloni.

Teatri Kombëtar sot ka njoftuar se premiera e shfaqjes “Hamleti simpas Horacit” e paralajmëruar për sot është anuluar për shkak të lëndimit të aktorit kryesor Shkëlqim Islamit. Andaj shfaqja është paraparë të jepet gjatë muajit maj./21Media

Lëndohet aktori, anulohet shfaqja e sotme