Hoxha: ERA1 ka ngecur për shkak të problemeve politike me Serbinë.-

Loading...

Hoxha: ERA1 ka ngecur për shkak të problemeve politike me Serbinë.-

Emërimet e personave politik në poste të larta publike janë vlerësuar si pengesa më e madhe e zbatimit të agjendës evropiane ERA1. Kështu ka vlerësuar shefja e zyrës së  Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova. Në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike, Apostollova ka thënë se reformat nuk mund të zhvillohen nëse nuk ka kredibilitet për personat që marrin poste të larta. Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka vlerësuar se zbatimi i ERA1 ka ngecur në disa fusha për shkak të politikave jo të mira me shtetit fqinj./21Media