Ata diskutuan për ngjarjet e fundit në Kosovë

Ata diskutuan për ngjarjet e fundit në Kosovë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka takuar deputetët e AKR-së, Islam Pacollin dhe Labinot Tahirin për të diskutuar rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë.

Deputeti i AKR-së Islam Pacolli tha se nuk do të bëhen pjesë e ndonjë inciative që dëmton marrëdhëniet e vendit Perëndimit.

“Ne takim me shefen e misionit të BE në Kosovë dhe diplomatë tjere te rendesishem, së bashku me kolegun Labinot Tahiri konfirmuam qendrimin e AKR; asnjehere nuk do te behemi pjese e ndonje iniciative qe demton marredheniet e Kosoves me aleatet perendimore!”, ka shkruar Pacolli.

Deputeti Labinot Tahiri tha se aty ishin edhe përfaqësues, nga Britania Madhe, Suedia, dhe Holanda.

“Ne mbetëm me shpresë, se Kosova dhe pupullit i saj janë duke ecër drejt radhitjes me vendet e Bashkimit Europian. E gjithë k’jo n’varet se si duan të punojnë me përkushtim për popullin e Kosovës, e gjithë klasa politike e vendit”, tha Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook”./21Media