Daka takohet me Apostoloven

Daka takohet me Apostoloven

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim përfaqësuesen e posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila është informuar lidhur me përgatitjet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke i zhvilluar për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ambasadorja Apostolova shprehu mbështetje për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe bëri të ditur se përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Mogherini e ka marrë kërkesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dërgimin e misionit të veçantë për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve, e cila kërkesë është duke u trajtuar me seriozitet të lartë.

Duke folur në emër të KQZ-së, Daka u shpreh se vëzhguesit e zgjedhjeve janë të mirëseardhur në Kosovë, pasi i ndikojnë në rritjen e besueshmërisë në procesin zgjedhor dhe shtoi se KQZ-ja është munduar që me seriozitet të trajtojë rekomandimet e vëzhguesve të proceseve të kaluara zgjedhore.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë nga 25 shtator deri më 4 tetor./21Media