Apostolova: Pres zgjedhje të lira, fer, transparente dhe proces kredibil

Delawie: Në listat zgjedhore mos të ketë njerëz me aktakuza për korrupsion!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkruajti Memorandum Bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë, për vëzhgimin e zgjedhjeve të Parakohshme me këtë rast, u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova u shpreh se, liderët politikë duhet të sigurojnë që në listat për deputet të vendosen kandidatët më të mirë. Në vizitë në KQZ, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, tha se, në listat zgjedhore nuk ka dëshirë të shohë njerëz me aktakuzë për korrupsion./21Media

 

 

 

Back to top button