Shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë te Alternativa

Shefja e zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë te Alternativa

Sot në zyret e Alternativës për takim ishte shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Natalyia Apostolova me bashkëpunëtorë. Apostolova u takua me kryetaren e Alternativës Mimoza Kusari – Lila dhe nënkryetarin Ilir Deda.

Tema e takimit ishte situate aktuale pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit dhe domosdoshmëria e krijimit të institucioneve kredibile për të qeverisur në Kosovë.

“Gjatë këtij takimi të dy palët u dakorduan se vonesat në krijimin e insitucioneve mund te shkaktojnë dëme Kosovës, të cilat sipas tyre jo vetëm që mund ta zvogelojne kredibilitetin e zgjedhjeve, por edhe mund te shkaktojnë dëme të konsiderueshme ekonomike dhe financiare, si rrjedhojë e humbjes potenciale të fondeve te BE-se permes IPA-së, gje e cila poashtu nderlidhet me zbatimin e marrëveshjes me FMN”, thuhet njoftimin e kësaj partie.

Sipas këtij njoftimi “Alternativa” si subjekt politik, mbetet e përkushtuar që Qeverisja e ardhshme e Kosovës duhet në mënyrë të qartë t’i jap prioritet luftës ndaj korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të vendit, ndërsa çështjet me rëndësi për vendin i shohin të zgjidhen me konsensus të gjerë politik./21Media