Apple ka vendosur që modelet e reja iPhone do të kenë ekran skaj më skaj

Apple ka vendosur që modelet e reja iPhone do të kenë ekran skaj më skaj

Sipas raportimeve, kompania do të lansojë tri modele të reja iPhone në vitin 2018 në madhësi të ndryshme, të cilat do të kenë ekrane OLED dhe funksionin Face ID.

Sipas analistit për siguri KGI, Ming-Chi Kuo, modelet e ardhshme iPhone do të kenë ekran 5.8 inç, 6.1 inç dhe 6.5 inç.

Ndryshe, modeli i fundit iPhone X ka 5.8 inç, ndërsa ata që dëshirojnë një ekran më të madh kanë në dispozicion iPhone 8 Plus.