Kompania Apple ka paralajmëruar se së shpejti do të arrijë Mac Pro i ri me ekran profesional

Kompania Apple ka paralajmëruar se së shpejti do të arrijë Mac Pro i ri me ekran profesional

Apple nuk ka zbuluar se cili do të jetë konfiguracioni, por ekrani me prekje nuk do të jetë pjesë e kësaj.

“Ekranet me prekje nuk janë në listën e gjërave për të cilat përdoruesit profesionalë janë të interesuar. Ata i intereson performanca, memoria dhe të ngjashme”, tha Phil Schiller nga zyra për marketing e Apple.

Deklarata e tij nuk përputhet me hapin e Apple për ndërtimin e Touch Bar në modelet më të reja MacBook Pro.

Ndryshe, pajisjet e reja të Apple pritet të arrijnë kah fundi i vitit.