Franca është vendi i tretë që fillon hetimet mbi aktivitetet e Apple

Franca është vendi i tretë që fillon hetimet mbi aktivitetet e Apple

Prokuroria franceze hapi një hetim kundër Apple për shkak të ngadalësimit të qëllimshëm në versionet e vjetra të iPhone.

Shkurtimi i jetës së punës së produktit me qëllim zëvendësimin e tij, sipas ligjit francez është vepër penale.

Hetimi, siç u njoftua nga prokuroria franceze, u hap javën e kaluar dhe u drejtua nga një rregullator francez përgjegjës për kontrollin e mashtrimit.

Në dhjetor, Apple pranoi se ngadalësoi qëllimisht modelet më të vjetra të iPhonave, për të parandaluar prishjen e papritur të telefonit për shkak të baterive.

Grupi i Mbrojtjes së Konsumatorit në Francë paraqiti një padi në dhjetor me qëllim të parandalimit të kompanisë që të synojë të shkurtojë jetëgjatësinë e produktit.

Franca është vendi i tretë që fillon hetimet mbi aktivitetet e Apple, pas SHBA-së dhe Izraelit.