Ka kaluar një kohë e gjatë qëkur Apple ka folur për pajisjen Mac Mini

Ka kaluar një kohë e gjatë qëkur Apple ka folur për pajisjen Mac Mini

Kompania ishte e heshtur për një kohë të gjatë për këtë pajisje dhe shumica menduan se Apple do ta pensionojë, por duket se nuk do të jetë kështu.

Nënpresidenti i marketingut të Apple, Phil Schiller ka konfirmuar se Mac Mini mbetet prodhim i rëndësishëm për kompaninë, gjë që tregon qartë se nuk do të ndërpritet. Ai një qëndrim të tillë e ka shprehur në një konferencë për media në të cilën ka zbuluar planet e kompanisë për pajisjet Mac Pro dhe iMac.

Schiller ka theksuar se Mac Mini do të mbetet prodhim i rëndësishëm në linjën e kompanisë edhe pse deri më sot nuk ka risi, të cilat mund të ndahen me publikun.

Ndryshe, Apple freskimin e fundit të Mac Mini e ka bërë në vitin 2014, dhe ai që nga ajo kohë ishte bërë pajisja më e lirë Mac.

Komentet e Schiller tregojnë se kompania do të freskojë linjën e pajisjes Mac Mini në periudhën e ardhshme, por për momentin nuk ka informata se kur do të ndodhë kjo.