Kompania Apple sipas pritjeve do të fillojë prodhimin e dy kompjuterëve të ri iMac all-in-one (AIO) në maj të këtij viti, derisa shitja pritet të ndodhë në pjesën e dytë të këtij viti

Kompania Apple sipas pritjeve do të fillojë prodhimin e dy kompjuterëve të ri iMac all-in-one (AIO) në maj të këtij viti, derisa shitja pritet të ndodhë në pjesën e dytë të këtij viti

Apple është duke testuar edhe iMac e ri në nivelin server për sektorin high-end dhe i cili pritet të jetë konkurrenti kryesor i kompjuterit Surface Studio të Microsoft.

Dy kompjuterët e ri iMac do t’i prodhojë Quanta Computer, kompani e cila njihet për prodhimin e kompjuterëve all-in-one.

Apple aktualisht ka kompjuterët 21,5 dhe 27 inç në treg, ndërsa prodhimet e reja pritet të jenë përditësim i këtyre dy modeleve./21Media