Kompania Apple ka prezantuar sonte gjeneratën e tretë të orëve të saja të mençura - Apple Watch Series 3

Kompania Apple ka prezantuar sonte gjeneratën e tretë të orëve të saja të mençura – Apple Watch Series 3

Pajisja nuk ka nevojë të sinkronizohet me iPhone, pasi që ka lidhje celulare.Përdoruesit mund të pranojnë thirrje të dërgojnë tekste të mesazheve njësoj sikurse në telefon. Po ashtu përdoruesit do të mund të dëgjojnë muzikë nga Apple Music në Apple Watch përmes lidhjes me telefon.

Softueri më i ri i Apple Watch 3, watchOS4 do të dalë më 19 shtator. Seria e tretë ka madhësi dhe dizajn të njëjtë sikurse edhe seria e kaluar. Apple Watch 3 do të ketë ekran, i cili do të veprojë si një antenë dhe do të ketë të integruar një sim card. Po ashtu, do të ketë edhe një barometër, i cili do të kalkulojë numrin e hapave nëpër shkallë, por i cili mund të përdoret edhe për skijim. Seria e tretë e orëve të mençura Apple do të ketë çmim fillestar prej 399 dollarë dhe do të mund të porositet prej datës 15 shtator, ndërsa një javë më vonë pronarët mund t’i kenë ato të gatshme për përdorim.