Aksionet e Apple arrijnë në nivel rekord

Aksionet e Apple arrijnë në nivel rekord

Aksionet e kompanisë Apple në mbylljen e bursës kanë arritur nivel rekord prej 143,8 dollarësh, e cila nuk është vetëm vlera më e madhe e arritur ndonjëherë, por edhe vlera më e lartë që ndonjë kompani ka deri më tash.

Aktualisht, Apple vlen 754 miliardë dollarë. Për të vendosur këtë shifër në perspektivë, duhet përmendur se kompania amë e Google, Alphabet vlen në treg 568 miliardë dollarë derisa Microsoft vlen 505 miliardë dollarë.

Që nga fillimi i prodhimit të telefonit iPhone në vitin 2007, aksionet e Apple janë rritur për 763 për qind, ndërsa nga lansimi i iPad-it të parë në vitin 2010, aksionet janë ngritur për 346 për qind.

Ata të cilët në vitin 1980, kur Apple doli në publik me shitjen e aksioneve, kishin blerë 120 aksione në vlerë 4200 dollarë, tash janë milionerë. Gjërat për kompaninë u drejtuan për të mirë pas prodhimeve të suksesshme siç janë iMac, iPod, iPhone, iPad dhe Apple Watch./21Media