Apple Watch 3 pritet të vijë me performanca të përmirësuara Seria e tretë e orëve të mençura Apple do të lansohet në pjesën e dytë të vitit, ka bërë të ditur një burim industrial nga zinxhiri i furnizimit.

Apple Watch 3 pritet të vijë me performanca të përmirësuara

Seria e tretë e orëve të mençura Apple do të lansohet në pjesën e dytë të vitit, ka bërë të ditur një burim industrial nga zinxhiri i furnizimit.

Tash për tash nuk ka detaje lidhur me funksionet e orës së ardhshme të mençur të Apple, por raportet e mëhershme tregojnë se Apple Watch 3 pritet të vijë me performanca të përmirësuara dhe zgjatje më të mirë të baterisë në krahasim me Apple Watch 2.

Apple Watch Series 2 është publikuar në shtator të vitit të kaluar, në ngjarjen në të cilën Apple prezantoi telefonat iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus. Me vetë këtë pritet që edhe Apple Watch 3 të arrijë në të njëjtën ngjarje, në të cilën pritet prezantimi i modelit më të ri iPhone 8.