Apple zbulon mënyra të reja si të komunikoni në iOS 16

Apple ka prezantuar iOS 16 të hënën(6 qershor).
Sipas njoftimit, iOS 16 përfshin përditësimin më të madh ndonjëherë në ekranin e kyçjes, gjë që e bën më të lehtë ndryshimin e fotove, ngjyrën dhe dizajnin e shkronjave të ekranit.
Përdoruesit mund të personalizojnë ekranin e kyçjes duke shtypur dhe mbajtur për të shfaqur një përzgjedhje miniaplikacionesh, secila që shfaq një foto ndryshe.
Apple gjithashtu ka njoftuar edhe për Apple Pay Later, që ndan pagesat në katër këste për gjashtë javë pa interes.
Përditësimi i softuerit u njoftuar nga Craig Federighi.
Sipas Federighi, iOS 16 do të dalë këtë vjeshtë, rreth kohës kur pritet të dalë iPhone 14.
“iOS 16 është një version me përditësime që do të ndryshojnë eksperiencën tuaj në iPhone. E kemi menduar se si duket dhe si funksionon ekrani i kyçjes me veçori të reja që e bëjnë më personal e më të dobishëm”, u shpreh Federighi.
Me ekranin e ri të kyçjes, njoftimet janë zhvendosur në fund të ekranit, që do të thotë se ato nuk mbulojnë më tërësinë e ekranit./21Media

Back to top button