AQP: U korigjua dosja e tenderit dhe asnjë artikull nuk i referohet produkteve të Serbisë

Arsyetohet AQP

Agjencia Qendrore e Prokurimit u raportua se po kërkon të blejë prodhime të Serbisë për t’i furnizuar disa institucione, përkundër që Qeveria e Kosovës i ka vendosur taksën doganore prej 100% mallrave të importuara nga Serbia.

Mirëpo, pas kësaj ka reaguar Drejtori i Drejtoratit për Prokurime të Veçanta, Mursel Racaj i cili ka thënë se Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), ka korigjuar me kohë dosjen e tenderit dhe asnjë artikull nuk i referohet produkteve të Serbisë.

“Për informimin tuaj, ky gabim ka ngel nga Dosjet e vjetra, sepse ketë vit, AQP gjatë grumbullimit te kërkesave nga AK-se ka përdorur shabllonin e vitit 2015, dhe Zyrtari përgjegjës i prokurimit se bashku me Autoritetet Kontraktuese kane bere lëshim teknik pasi qe nuk kane modifikuar shabllonin ne përputhje me rrethanat. Sidoqoftë specifikimi teknik është ne përputhje me nenin 28 te LPP-se pasi qe sipas këtij neni përcaktimi i specifikimeve teknike që i referohet një prodhim specifik mund të përdorët në raste të veçanta, nëse referenca e tillë përcjellët me fjalët “ose e barasvlershme/ekuivalente”, e qe ne rastin konkret fjala “ekuivalent” është e shënuar ne specifikimin teknik”, thuhet në reagimin e AQP-së.

Përmes një njoftimi për medie AQP ka informuar se pasi është vërejtur ky gabim teknik, AQP ka ndërmarre hapat e nevojshme dhe ka përmirësuar gabimin, duke për korrigjimet e nevojshme dhe për ketë korrigjim janë njoftuar te gjithë Operatoret Ekonomik.

“AQP deklaron se pas këtij korrigjimin, asnjë artikull ne ketë aktivitetet nuk i referohet produkteve te Serbisë. Lëshimet e tilla teknike nuk do te tolerohen ne te ardhmen”, thuhet tutje në reagimin e tyre./21Media

Back to top button