Arabia Saudite dhe aleatët i japin Katarit dy ditë shtesë

Katër shtete arabe akuzojnë Katarin për mbështetje të terrorizmit

Katër shtete arabe që akuzojnë Katarin për mbështetjen e terrorizmit ranë dakord të zgjasin deri të martën afatin kohor për Dohën lidhur me një listë kërkesash, pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump shprehu shqetësime rreth mosmarrëveshjes për të dyja palët.

Katari i ka quajtur akuzat të pabazuara dhe thotë se kërkesat  e vendeve fqinje janë të ashpra – duke përfshirë mbylljen e televizionit Al Jazeera me bazë në Katar dhe nxjerrjen e trupave turke me  bazë atje.

Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të mëtejshme kundër Katarit, nëse vendi nuk shpreh gatishmëri për përmbushjen e 13 kërkesave të  paraqitura në Doha përmes Kuvajtit ndërmjetës, shkruan BBC.

Ata nuk kanë specifikuar se cilat sanksione të tjera mund të imponojnë në Doha, por bankierë komercialë në rajon besojnë se bankat Saudite, Emirati dhe Bahreini mund të marrin urdhra zyrtare për të tërhequr depozitat dhe kreditë ndërbankare nga Katari.

Back to top button