Haradinaj e uroi Arba Kokalarin

Haradinaj e uroi Arba Kokalarin

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte e uroi Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendëspresidente e Parlamentit Evropian.

Haradinaj përmes postimit në facebook shprehi mburrje me arritjen e Kokalarit.

“Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot Zëvendës-Presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë”, shkroi Haradinaj në facebook.

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Ajo është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi.