Abrashi me post të ri në LDK

Abrashi me post të ri në LDK

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, është zgjedhur Sekretar Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pro kandidaturës së Abrashit ishin edhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së.

Këtë e ka konfirmuar anëtari i kësaj partie, Besart Dreshaj.

“Arban Abrashi, zgjidhet sekretar organizativ i LDK-së Urime shoq dhe suksese✌”, ka shkruar Dreshaj në “Facebook”.

LDK-ja është duke e mbajtur mbledhjen e Kryesisë me ç’rast do të vendosë për kandidatin e saj për kryeministër./21Media