Arbana (s)e pati ditën më të mirë sot, kritikohet aderimi i saj në PDK!

Kalimi i Arbana Xharrës, gazetare dhe kryeredaktore e gazetës “Zëri”, në PDK është kritikuar ashpër nga figura të njohura publike

Me një buzëqeshje të sforcuar kryeredaktorja e deritashme e gazetës Zëri, Arbana Xharra është paraqitur gjatë ditës se sotme në konferencën për media në të cilën bëri publike anëtarësimin e saj në PDK.

Mirëpo nga shumëkush ky vendim ishte paksa i pa pritur dhe i çuditshëm pasi që ajo vazhdimisht e kritikonte kryetarin e PDK-, Kadri Veselit ë cilin e kishte quajtur edhe kriminel.

Analisti, Lumir Abdixhiku me anë të një postimi në facebook,ka thënë se të gjithë nën gjirin e SHIK-ut kanë mu djegë.

“Matrapazat, hajnat, kriminelët, vrasësit, dhunuesit, kërcënuesit e kapësit e deridjeshëm – siç i quanit vet – s’janë më ndryshe sot. Sot më ndryshe jeni ju; të gjithë ju nën ta. Ju që për pak pushtet i bëni argat kapjes. Ju që bëni karrierë duke kritikuar të keqen, për t’iu bashkuar në fund të njëjtës së keqe. Të tillë s’i duheni shoqërisë këndej, keni gjetë vendin taman atje.
Fatkeqësisht, kjo shoqëri është e kalbur në thelb. Ka humbur me vlerë, me sanksion vlere, me integritet. Këtu kapësit riciklohen si hiçgjë, të tjerë devijojnë bindjet e jetës edhe më lehtë. Pakurrizorja është bërë model. Sot kritika e përpjekja s’bëhen për besim në vlerë, por për peshkim të privelegjeve të pushtetit. Është pazar i trishtë.
Por në gjithë këtë model pakurrizi, s’bën të gjejmë dëshpërim. Përkundrazi. Sa më të afërt që bëhen këta atje, aq më të fortë e përbashkët do të mbesin të tjerët këndej. Kapja është e përkohshme, faqebardhësia e përhershme”. ka thënë Abdixhiku.

Anlisti Imer Mushkolaj e ka komentuar shkurt kalimin e Arbana Xharrës në PDK duke shkruar: “Veç ta bëjmë të qartë edhe një herë: PDK’ja është e keqja e madhe e këtij vendi”.

Po ashtu akuza në drejtim të Arbana Xharrës ka gjuajtur edhe deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala i cili ka thënës se e tash po shihet se kush paska qenë në të vërtetë “Politikë Prapa Perdeve”.

“Një fotografi që qarkulloi në medie ku shihemi unë me Jakup Krasniqin dhe Adem Grabovcin duke pirë kafe në hollin e hotelit ku isha i vendosur, Arbana Xharra e shpalli si “Politikë Prapa Perdeve”! E sot publiku pati rastin të shoh, me zë dhe figurë, se kush në të vëtetë paska qenë “Prapa Perdeve” duke biseduar për t’u bërë pjesë e atyre për të cilët nuk ka lënë gjë pa thënë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurse gazetari Berat Buzhala ka përkrahur vendimin e Xharrës për të hyrë në politikë.

“Ashtu sic e respektoj te drejten e ish keshilltarit te Hashim Thacit, Dukagjin Gorani, me shku ne Vetevendosje, e respektoj edhe te drejten e Arbana Xharres me shku ne PDK, e edhe te drejten e gjithesecilit pjesetare te mediave ose te shoqerise civile per me qene pjese te partive politike.
Tek e fundit, a kemi thene vazhdimisht qe PDK ka plot bandite dhe njerez te korruptuar. A nuk duhet te jemi te kenaqur qe njerez te pakorruptuar, njerez te paster, me qene pjese e politikes, edhe me u mundu me e pastru ate?
E respektoj te drejten e Arbanes per me u marre me politike. Do ta gjykojme ma vone. Mos e dhezni zjarrin kaq heret, per me e pjeke. Ka kohe.
Edhe tek e fundit gjykoni bre te gjithe me te njejtin standard, a ndoshta po frikesoheni prej Fis manjakut, qe ju terrorizon me statuse te ndyta”, ka thënë Buzhala.

Kurse deputeti I VV-së Fsinik Ismaili ka ironizuar me aderimin e Arbanës në PDK.

“Jo, seriozisht, hajde po vazhdojmë krejt po i besojmë Arbanës, e po shpresojmë për të mirë, se kjo paska deklarue se nuk është futë në PDK për ndoj pozitë, por për me e ndryshue partinë përbrenda! Edhe, tuj e njoftë, KA ME E NDRYSHUE! Arbana for President”, ka shkruar Ismaili./21Media

Back to top button