Monika solli në jetë një vajzë

Monika solli në jetë një vajzë

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku dhe gruaja e tij Monika,  u bënë prindër për herë të parë. Modelja, Monika Uka solli në jetë një vajzë të cilës ia kanë vënë emrin Annka.

Përmes një postimi në Instagram, Zharku ka njoftuar ndjekësit e tij, teksa shihet shumë i lumtur që mbante në duar vajzën e tij, “yllin më të ndritshëm të konstelacionit të feniksit”, siç e quan ai.

“Një yll ka lindur!!! Ankaa, ylli më i ndritshëm i konstelacionit të feniksit ka arritur në tokë. Faleminderit që na i gëzove zemrat kaq shumë e na bëre prind. Të duam shumë ❤️❤️❤️ 07/08/2018”, ka shkruar Zharku sipër fotografisë.

Arben Zharku dhe Monika Uka, i dhanë fund beqarisë në muajin nëntor të  vitit të kaluar, në vendin e tulipanëve në Holandë, me një atmosferë të ngrohtë familjare. Nga ceremonia e martesës ai pat publikuar disa fotografi, me ç’rast bashkëshortja e tij, Monika kishte veshur një fustan ngjyrë rozë./21Media