Kjo platformë shërben për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

Kjo platformë shërben për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

Për të folur për edicionin e dytë të platformës informuese ‘’Heritage Space’’, e cila ka për qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, e ftuar sot në ‘’Bon Bon’’ ishte menaxherja e këtij projekti, Arbenita Gashi.

Ajo tha se ‘’Heritage Space’’ është platformë që iu dedikohet krijuesëve të rinjë të fushave të ndryshme të industrisë kreative që kontribuojnë në trashëgiminë kulturore. ‘’Të gjithë që kanë ide kreative e që lidhen me trashëgiminë kulturore mund të aplikojnë në këtë platformë’’, tha Gashi duke shtuar se suksesi i vitit të kaluar ka ndikuar  që edhe këtë vit  të jetë shtesë për të vazhduar më tutje.

Gashi tha se ka shumë të interesuar  në produktet e para, por edhe tani duke thënë se sesioni i kësaj platforme do të shfaqet nesër. ‘’Sesioni mbahet te zyrja  EU-s, përballë kinemasë Abc, do të fillojë në orën 16:30 deri nnë orën 18:00. Aty Do të jenë pesë mentorët: Flutra Dedinja, veton Nurkollari, Jeton Jakqiu Nol Binakaj dhe Milot Shala’’, tha Gashi duke shtuar se ky edicion i dedikohet pesë fushave të të industries kreative, shkruan rtv21.tv

Ajo tha se kanë dalë produkte të mira dhe të lezetshme, duke shpresuar që kanë me dalë me produkte edhe më të mira. ‘’Kushtet që duhet mi pasë një kandidat për me qenë pjesë e ‘’Heritage Space’, me qenë banor i Kosovës, mbi moshën 16 vjeçare,  të ketë ide kreative, të përshkruajë për sa kohë mund të realizojë, a ka me qenë e vetë qëndrueshme ajo ide’’, tha menaxherja e e platformës duke shtuar se po kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Ndryshe, afati pë aplikim në ‘’Heritage Space’’ përmbyllet më 30 prill./21Media