Si qëndron raporti i çiftit?

Si qëndron raporti i çiftit?

Ndonëse u komentua shumë që reperi Fero dhe modelja e mirënjohur, Arbenita Ismajli u ndanë, e vërteta qëndron ndryshe. Spekulimet për ndarjen e tyre erdhën pasi reperi i mirënjohur anuloi koncertet për një kohë dhe përveç këtij hapi, ndërmori edhe një tjetër sa i përket jetës së tij private. Reperi e largoi modelen nga rrjetet sociale, ndërsa ajo jo. Pastaj të dy fshinë postimet e përbashkëta.

Megjithatë, nuk dihet qartë se a ishte vetëm një lojë e tyre apo për çka bëhej fjalë, transmeton rtv21.tv

Sot reperi publikoi projektin e ri, gjersa partnerja e tij e mbështeti atë.

Siç duket çifti gëzon marrëdhënie të shëndoshë dhe nuk ka vend për spekulime.

Lidhja e dyshes u zbulua në muajin tetor të vitit të kaluar, përmes disa fotografive të realizuara në të njëjtat vende./21Media